Kryeministri Edi Rama zhvilloi pak minuta më parë një takim me kancelaren Angela Merkel, nga e cila mori garancinë për hapjen e negociatave.
Kancelarja Merkel kërkoi që negociatat për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, të hapen në muajin mars, pasi të dyja vendet kanë bërë punë të konsiderueshme në reforma.
Menjëherë pas këtij takimi dhe premtimit shpresëdhënës nga kancelareja Angela Merkel, kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale. Rama ka shpërndarë foto nga takimi me kancelaren gjermane dhe i ka shprehur falënderimin e tij.
“Faleminderit Angela”, shkruan kryeministri Rama në përshkrimin e fotove.










































