Google search engine
Home Aktualitet A priten lëkundje me magnitudë më të fortë se tërmeti që goditi...

A priten lëkundje me magnitudë më të fortë se tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme Tiranën? Flet sizmologu Llambro Duni

0
303

Mbrëmjen që lamë pas Tirana dhe Durrësi u goditën nga një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës rihter. Pikërisht kjo goditje e orës 02:40 ka rikthyer panikun tek qytetarët, mirëpo sizmologu Llambro Duni shprehet se nuk ka vend për panik.

Në një lidhje telefonike për “News24”, sizmologu Duni tha se lëkundja e mbrëmjes së kaluar është në kuadër të paslëkundjeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Sipas sizmologut, nuk është e mundur që në ditët në vijim të kemi lëkundje me magnitudë më të fortë.

“Është në kuadrin e paslëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet”, tha sizmologu.

Sa ishte magnituda e saktë e lëkundjes së mbrëmshme?

Raportimet tona janë në shkallën e magnitudës lokale. Nëse flitet për magnitudën lokale, është mirë që të gjithë t’i referohemi Institutit tonë, ndaj dhe madhësia e lëkundjes ishte 3.6.

Nëse do kemi lëkundje të tjera nuk është vend për panik?

Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here