Tërmeti i fortë u mori 7 jetë, familjet Reçi e Karanxha nuk u besojnë syve se çfarë gjejnë brenda banesave të tyre në Durrës

0
309

Tërmeti tragjik i 26 Nëntorit ka prekur edhe dy familje të qytetit bregdetar të Durrësit Reçi e Karanxha ku fatkeqësisht humbën jetën 7 persona, ndërkohë që banesat e rrënuara pas gjithë atij tmerri dhe dhimbjeje si të mos mjaftonin, kanë rënë pre e grabitësve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 dhe 17 në qytetin bregdetar, teksa në banesat e shpallura të pabanueshme nga ekspertët, janë marrë orendi e sende me vlerë.

“Kanë marrë të gjitha orenditë që na duhen. Shuli I derës ishte në vend siç hapet normalisht, e shtyj derën pash që kaskat ishin të thyera, vajta tek dera e djalit dhe nuses, të gjitha gjërat ishin shkatërruar. Shtëpia është e re. U larguam nga tërmeti si gjithë banorët e tjerë,” thanë ata për Fax News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here