Çfarë ndodhi? Shtatë deputetë kërkojnë interpelancë urgjente me ministren Etilda Gjonaj

0
310

Shtatë deputetë të opozitës së re, kërkojnë me anë të një interpelance urgjente llogari nga ministrja Etilda Gjonaj  për situatën e krijuar së fundmi me të burgosurit, transferimet e tyre si dhe masat që kanë çuar në shkarkimin e disa zyrtarëve në burgje. Interpelanca udhëhiqet nga Lefter Maliqi.

Kujtojmë se MInistrja Gjonaj shkarkoi drejtorin e  Policisë së Burgjeve dhe drejtorin e burgut të Peqinit ku Dajti vuan dënimin. Por për shtatë deputetë opozitarë, shkarkimet janë të dyshimta dhe të pajustifikuara.

“Grupi i deputetëve kërkon sqarime mbi rastin i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së Peqin , ku u konstatuan këto shkelje për këto masa ekstreme?

-Lirimet, propozimet që janë kompetenca juaj, mbi ç’baza i keni bërë? I keni parë dosjet e tyre përpara se t’i emëronit apo t’i prezantonit?”.

Ata gjithashtu ngrenë pyetje mbi sigurinë në burgje, transferimet e të dënuarve, si dhe emërimet e lirimet e drejtuesve.

“Grupi i deputetëve kërkon sqarime mbi: Situatën e rënduar në burgje, lidhur me administratën dhe të burgosurit; Shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimeve dhe transferimeve të drejtuesve të IEVP-ve. Mosrespektimi i të drejtave të të burgosurve gjatë lejeve dhe transferimit të tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here