Google search engine
Home Lifestyle Vjen rrëfimi i pazakontë i këngëtarit të njohur shqiptar, tregon si shpëtoi...

Vjen rrëfimi i pazakontë i këngëtarit të njohur shqiptar, tregon si shpëtoi nga varësia e drogës që po i merrte jetën: Kam shumë miq dhe shokë që s’ja kanë dalë

0
347

I ftuar në emisioni ‘Historia ime’, këngëtari i njohur shqiptar ka rrëfyer disa të pathëna më parë për jetën e tij private, siç është varësia që ka pasur prej disa vitesh nga droga, por tani fatmirësisht ka hequr dorë nga lëndët narkotike edhe nga alkooli. 

Bojken Lako tregoi që ka akoma të njohur dhe miq të tij që vazhdojnë varësinë ndaj lëndëve të ndaluara, por ai dha një mesazh frymëzues për këdo që është i varur nga lëndët narkotike.

Lufta për ta lënë ka qenë e gjatë dhe e vështirë, pasi varësia mund t’i kishte kushtuar dhe jetën. 

“Kam shumë miq dhe shokë që kanë dalë nga kjo situatë, por kam dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë dot. Ajo është pak si lojë, unë kam qenë në Amerikë në vitet 2000, ku për disa nga stilmulantët e ndryshëm nuk duhet ta provosh kurrë sepse patjetër që krijohet varësi. Varësia krijohet në forma të ndryshme. Megjithatë ata që më njohin e dinë se kanë qenë dhe vitet e para dhe ajo pjesa e abuzimit lidhet dhe me modën, ose si brezi i ndryshimit të sistemeve, asaj lirisë që na ka munguar deri në moshën 15 vjeç, se aq kam qenë kur ka ndryshuar sistemi. Ishte dhe ajo periudha e adoleshencës që nuk i shpëtoje dot asaj gjëje.”- rrëfeu Bojken Lako.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here