Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.8 të shkallës Rihter që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 21 viktima dhe 1015 persona të plagosur.
Mirëpo vjen një lajm i mirë nga shtetit turk, pasi disa persona janë nxjerrë gjallë nga rrënojat. Mediat vendase e quajnë “mrekulli” ato që po ndodhin në Elazig, ku ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë shpëtuar 8 persona mes të cilëve 1 grua shtatzënë dhe 1 fëmijë. Të 8 personat mbijetuan 12 orë nën rrënojat në Malatya.













































