Disa detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me Noel Dishin, vrasësin e dyshuar të Vilson Tafçiut. Ky i fundit u vra në Astir më 20 janar, ndërsa sot autori i dyshuar Noel Dishi ka dalë para gjykatës dhe ka zbuluar se ai u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës.
Koldiana Lala raporton se ai u mbajt në një bagazh makinë nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja kaloi në prokurorinë e Durrësit.
Ditën e ngjarjes, Dishi ishte në prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin. Nga salla e gjyqit ai deklaroi se u telefonua nga Vilson Noka Tafciu dhe e lanë të takoheshin te Artisti.
“Debatuam dhe Vilsoni më tha se ‘do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën’. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se çfarë bëra.”, tha Dishi.
Arma e krimit dhe celulari i Dishit nuk janë gjetur nga policia.









































