Gara për kreun e “FBI-së shqiptare”, kreu i SPAK nxjerr njoftimin e rëndësishëm

0
299

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka bërë thirrje për aplikimet për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së).

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë se deri sot, në datën 24.01.2020, ora 9.00, kanë aplikuar këta kandidatë:

1. Ibrahim Disha
2. Artan Shkëmbi
3. Gjovalin Ulndreaj
4. Adriatik Ago
5. Sabri Hoxha

Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020.
Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në website-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet.

Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë.

Ju inkurajoj të aplikoni.

Arben Kraja
Drejtues i Prokurorisë se Posaçme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here