Pak ditë më parë u përfol se gazetarja Desada Metaj do të largohej nga emisioni ‘Opinion’ i Blendi Fevziut si kryeredaktore, pasi Basha i kishte ofruar një post të rëndësishëm në PD.
Tashmë kjo është fakt, pasi mbrëmjen e djeshme Desada nuk u shfaq në emision dhe as në pritjen që iu bë ish-kryeministrit Sali Berisha në ambientet e TV Klan.
Duket se vendin e saj në pritjen e të ftuarve VIP, teksa zbresin nga makina e ka zënë moderatori Drini Zeqo, i cili është dhe pjesë e ekipit të Opinion.
Ashtu siç shihet dhe në videon e mëposhtme ai e ka shoqëruar Berishën deri në ambientet e brendshme të studios, ndërkohë që nuk dihet ende nëse do të ketë dhe postin e kryeredaktorit në këtë emision që transmetohet prej afro 20 vitesh.
Nga ana tjetër Metajn duket se e pret një sfidë e re, ku do të drejtojë zyrën e shtypit në PD, edhe pse jo në mënyrë zyrtare, ajo do të ketë një ekip, ku do të kujdeset për imazhin e kryedemokratit Basha.