Një diplomat i lartë amerikan ka shënjestruar sot Esmail Ghaani i cili ka pasur në post Gjeneral Soleimani, duke kërcënuar se kreu i ri i forcave elitare të Gardës Revolucionare iraniane, mund të përfundojë si pararendësi i tij nëse kërkon të vrasë amerikanë.
“Nëse gjeneral Esmail Ghaani ndjek të njëjtën rrugë të vrasjes së amerikanëve ai do të pësopjë të njëjtin fat”, tha i dërguari i posaçëm amerikan për Iranin, Brian Hook në një intervistë për Asharq al-Aësat.
“Ne do të mbajmë përgjegjës regjimin dhe agjentët e tij për çdo sulm ndaj amerikanëve dhe interesave amerikane në rajon”, shtoi ai.
Kërcënimi i maskuar vjen në një kohë kur bota po e merr veten nga tensionet e luftës mes dy vendeve pas vrasjes dinake të gjeneralit iranian nga SHBA në fillim të janarit në Bagdad.
Hook shtoi se vdekja e Soleimanit krijoi një vakum që Irani nuk do të mund të mbushë përsëri.