Një grup shkencëtarësh kinezë raportuan sot se burimi i virusit të ri vrasës të quajtur 2019nCoV sipas analizës gjenetike janë gjarprinjtë. Por disa imazhe t vrazhda nga një restorant kinez tregojnë dhe se lakuriqët e natës mund të jenë pjesë e menusë.
Raportimet thonë se të infektuarit ishin ekspozuar ndaj disa speciesh të egra në tregun kinez si zogj, fruta deti, lakutiqë e gjarpërinj mes të tjerave.
Analiza e detajuar e virusit 2019nCoV zbulon se është përzierje e dy koronaviruseve; një që vjen nga lakuriqët dhe një i panjohur. Ata kanë provuar se vendi i fundit që virusi ka qëndrur para njerëzve ishte një specie gjarpri, si pas disa shënuesve në proteinat e virusit. Këto proteina i lejonë atij të pushtojë qelizat e pritësit dhe më pas kanë pësuar mutacion për të sulmuar qelizat njerëzore.
Tashmë shkencëtarët thonë se një virus i lakuriqëve ka kaluar te gjarpërinjtë dhe është përshtatur me sistemin e tyre imunitar. Ndërsa një teori me ekzotike argumenton se virusi mud të ketë kaluar nga lakuriqët direkt te njerëzit.
Supa e lakuriqëve të natës konsiderohet si ushqim delikat në Kinë dhe është reklamuar në disa video, por mesa duket ai që po qesh i fundit është lakuriqi.