“Dilni jashtë”, Emannuel Macron ‘nxehet’ me oficerët izraelitë në Jeruzalem(video)

0
326

Presidenti francez, Emmanuel Macorn, është zemëruar me forcat e sigurisë izraelite gjatë një shëtitjeje në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Macroni akuzoi policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Anës që i përket periudhës së kryqëzatave. E kjo kishë konsiderohet si territor francez, raporton Reuters.

“Të gjithë i dinë rregullat shumë mirë. Nuk më pëlqeu ajo çfarë bëre përpara meje. Dil jashtë! Më vjen keq, por i dimë rregullat.  Askush nuk duhet të provokojë.” dëgjohet të thotë Macron.

Incidenti i Macronit është i njëjtë me atë të ish-presidentit Jacques Chirak gjatë viteve ’90.

Macron gjendet në Jerusalem për të marrë pjesë në Forumin e Pestë Botëror të Holokaustit, që shënon 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Auchwitz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here