Biznesmeni spanjoll, Eugenio Galdon që u sulmua gjatë verës nga Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit ‘Panorma’, ka deklaruar se do të rikthehet sërish në Shqipëri.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim në Madrid me biznesmenin, i cili i ka pohuar se këtë radhë do të kthehet të japë kontributin e tij pas pasojave të tërmetit tragjik në vendin tonë.
Biznesmeni do te rindërtoje një shkollë të dëmtuar nga tërmeti. Ai deklaroi se kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq, ndërkohë që edhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë te pranishëm. Më tej, ai ka theksuar se do të kthehet me anije të vizitojë prapë vendin tonë.
Postimi i Blendi Klosit :
Në Madrid, mëngjesi me Eugenio Galdon, që nga një incident i papranueshëm në verë, është shndërruar tashmë në mikun e Shqipërisë.
“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”- thotë Eugenio.
Familja Galdon do të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë në një tjetër cilësi: kontribuesit për rindërtimin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq dhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë prezentë në vendin tonë.