Google search engine
Home Politike Pamjet ‘bombë’ të Artan Hoxhës për kryebashkiakun socialist që shfaqet duke pirë...

Pamjet ‘bombë’ të Artan Hoxhës për kryebashkiakun socialist që shfaqet duke pirë kokainë, dalin detajet çfarë dallohet në video dhe paralajmërimi i rëndë

0
289

Gazetari Artan Hoxha ka ‘fundosur’ mëngjesin e sotëm një tjetër kryebashkiak socialist. Hoxha ka publikuar disa foto ku shfaqet një kryebashkiak duke konsumuar kokainë në ambientet e një lokali, por ka preferuar që emrin e tij të mos e përmend, ndërsa paralajmëron se në orët në vazhdim do të publikojë videon e plotë.

Gazetari investigativ Artan Hoxha foli pak ditë më parë për ekzistencën e këtyre pamjeve. Ai tha se ka kohë që është regjistruar por u spostua për shkak të tërmetit.

“Është në ambient publik (lokal), se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem”, deklaroi Artan Hoxha.

Teksa ishte i ftuar në “Opinion”, numri II i PD-së, Gazment Bardhi tha se “ka dijeni dhe e ka parë videon”./ abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here