Nuk ndalet Artan Hoxha, tregon se kush janë kriminelët që kërcënuan shumë familje me vdekje për videon e bujshme të kryebashkiakut socialist

0
342

Pak minuta më parë, gazetari investigativ, Artan Hoxha, publikoi videon e shumëpërfolur të kryebashkiakut socialist, që konsumonte kokainë.

Siç shihej dhe në video, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ndodhej në një ambient publik teksa thithte “miellin e bardhë”.

Së fundmi, Hoxha deklaroi se që nga momenti kur paralajmëroi publikimin e videos së kryebashkiakut “rilindas”,  është përballur me shumë presione, që nga ato miqësore dhe shoqërore, deri tek ato me forcë dhe me para.

Sipas gazetarit këta kanë kërcënuar personat që mendojnë se kanë lidhje me videon në fjalë.

“Mua më ka tërhequr përshtypjen për një gjë. Unë i ndjek fushatat elektorale dhe mundohem të shikoj kush janë kandidatët. E vetmja që më tërhoqi vëmendjen ishte që daja ia dorëzoi mandatin nipit. Jam përpjekur që ta shikoj, kishin dy gjëra, personaliteti i personit në fjalë, i arsimuar, biznesmen, jetë të qetë. Nuk më përputhej me atë që po shikoja.

Pse këtë personazh është përzgjedhur të shkojë aty. Bulqiza është më e varfra e Shqipërisë, por operojnë disa nga kompanitë më të fuqishme. Ajo njësi bëhet e rëndësishme. Mua nuk më përputheshin e kaluara e këtij personi, nuk është i përfshirë në ngjarje problematike, por rrethi i ngushtë, i vëllait, ka probleme. Dhe është ky rreth sot që ka bërë ato kërcënime që kanë kërcënuar qytetarët në qarkun e Dibrës dhe të Tiranës. E di shumë mirë që kur del një e vërtetë cënohen shumë interesa. Reagimi i tyre është që të sulen te njerëzit që u kanë prishur punë”, tha ai në abcnews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here