Në një ceremoni private të mbajtur në Malibu, Pamela Anderson është martuar për herë të pestë, me producentin e njohur, 74-vjeçarin Jon Peter.
Ata kanë qenë bashkë që nga fundi i vitit të kaluar, por u munduan ta mbanin sekrete lidhjen e tyre, duke i habitur të gjithë me martesën e tyre.
Nga dasma e tyre nuk ka dalë ende asnjë detaj, megjithatë kjo nuk i ka penguar njerëzit që të shprehin urimet e tyre.
Ai që i habiti më shumë të gjithë është urimi i një prej ish-bashkëshortëve të këngëtares.
Mediat e huaja shkruajnë se bateristi Motley Crue Tommy Lee, ka uruar aktoren me fjalët më të ngrohta. Ai ka treguar se dëshiron shumë që Pamela të ketë rigjetur dashurinë.
Dyshja patën një martesë që zgjati për tre vite.
Ata kanë dy djem bashkë, Brandon Thomas Lee, 23 vjeç, dhe Dylan Jagger Lee, 21. Pas tre vitesh martesë erdhi divorci.
Në vitin 2007 ajo u martua me 51-vjeçarin Rick Salomon, në një martesë spontane të Las Vegas. Pas disa muajsh ata vendosën të ndaheshin për t’u ribashkuar përsëri në vitin 2014, duke u rimartuar, vetëm për t’u divorcuar vitin e ardhshëm. Pamela gjithashtu ishte e martuar me Kid Rock. Ata u martuan në korrik 2006 në një jaht në Shën Tropez. Nuk ishte befasi, por gjithashtu nuk zgjati dhe Pamela bëri kërkesë për divorc në nëntor të po këtij viti.