Google search engine
Home Aktualitet Kush ishte femra që qëndronte pas ‘kokës’ së bandës së Lushnjes dhe...

Kush ishte femra që qëndronte pas ‘kokës’ së bandës së Lushnjes dhe dinte çdo lëvizjet të tij, zbulohet për herë të parë identiteti i ish-të dashurës së Aldo Bares

0
745

Vrasja e të tmerrshmit Artur Daja, nuk plotësoi kënaqësinë e Aldo Bares. Ky i fundit nuk ia fali kurrë Bledar Haxhiut faktin që ia solli të vdekur armikun, që donte të torturonte para se ta ekzekutonte.

“Kur pjesëtarët e grupit shkuan dhe hapën bagazhin dhe e gjetën të ekzekutuar janë bërë keq, tregon gazetari Hoxha

Për këtë, Haxhiu e pagoi shtrenjtë. Ai nuk u fal, siç i ishte premtuar. Mëngjesin e 23 tetorit të vitit 1998, ai po udhëtonte me një automjet tip fuoristradë së bashku me Artan Sulçen nga qendra e qytetit drejt fabrikës së plasmanit. Në një kryqëzim, e prisnin Petrit Liçi, Erjon Kashari dhe Elton Mermali të cilët hapën zjarr me kallashnikov duke i lënë të vdekur të dy. Pranë afrohen me pistoleta Edjan Xhafaj dhe Dritan Vila që u dhanë plumbin e sigurisë.

Edjan Xhafaj, organizatori i krimit ishte objektiv i një atentati 6 muaj më vonë, në Qershor të vitit 1999. Ai u vra me armë zjarri në Itali. Ngjarja mbeti e pazbardhur. Po në vitin 1999, në Itali ekzekutohet në rrethana ende të panjohura anëtari tjetër i bandës Gentian Xhaferri i cili i kishte shpëtuar një atentati në Lushnje.

Pas eliminimit të Artur Dajës dhe njerëzve të tij, në Lushnje ligji bëhej nga banda e Aldo Bares. Askush nuk guxonte tu kundërvihej. Gjobat ndaj biznesmenëve dhe grabitjet e pronave ishin diçka e zakonshme në Lushnje.

“Qytetet ishin komplet në zotërimin e bandave dhe çdo gjë vendosej, madje kishte akses dhe në Ministrinë e Rendit”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Banda e Aldo Bares kishte ngritur një perandori ekonomike. Ai kishte shtënë në dorë Lagunën e Karavastasë. Rreth 90 punëtorë të Ndërmarrjes së Peshkimit ishin bërë aksionarë pas privatizimit. Ata u detyruan të firmosin shitjen e kuotave të tyre për vlera simbolike.

Ndërmarrja ishte në emrin e të dashurës së Aldo Bares, shtetases Denada Kodra, vajza që shihni në foto, imazhi i së cilës publikohet për herë të parë nga Top Story. Kodra, prej asaj periudhe jeton në Bukuresht, ku është lokalizuar para arrestimit edhe partneri i saj.

Italianët përgjuan në atë kohë telefonatën e një pjesëtari të grupit me drejtorin rajonal të Mjedisit. Atij i kërkohet numri i ministrit Lufter Xhuveli për çështjen e Lagunës. Banda kishte në zotërim edhe sport Klub Lushnjen në atë periudhë, bingon e qytetit dhe të tjera aktivitete.

“Si pastaj i takon zotërimit të linjave të trafikut, kryesisht drogës edhe të qenieve njerëzore por dhe shkak të aseteve që me firmat e zyrtarëve socialist të kohës ishin dhënë, stadium, laguna e Karavastasë”, ”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

President i klubit të futbollit për disa vite ka qenë Edmond Bega, një emër tepër i dëgjuar për publikun. Fotoja që shihni, i përket pikërisht Begës dhe është pjesë e dosjes së prokurorisë së Torinos që hetonte bandën e Aldo Bares.

Referuar këtij dokumenti që shihni, pikërisht ky person drejtonte trafikun e drogës për llogari të Aldo Bares. Organizata ishte ndarë në dy pjesë, ajo e Torinos që drejtohej nga Bega dhe ajo e Romës që drejtohej nga Enver Dondollaku. Dukej sikur ato ishin të ndara, por në fakt ishin një rrjet i mirëorganizuar që vepronte për llogari të Aldo Bares. Sipas përgjimeve, Bega, i njohur edhe me emrin Manol Bego, kishte lidhje me policinë shqiptare në atë kohë. Në shumë raste, ai përmes këtyre lidhjeve, informonte pjesëtarët e grupit në Lushnje për çdo lëvizje të policisë që i rrezikonte./TCh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here