Itali, “Sardelet” ngrihen Salvinit

0
350

Megjithëse Matteo Salvini u largua nga koalicioni qeverisës në gusht të vitit 2019, duket se ka qenë aq shqetësues saqë një lëvizje e re aktivistësh është ngritur pikërisht për parandalimin e rikthimit të tij në politikë.

Lëvizja e re “Sardelet” mbledh dhjetra italianë në sheshe për të protestuar kundër populistëve të djathtë dhe Matteo Salvinit.

Ata thonë se anëtarët e lëvizjes mblidhen në mënyrë spontane duke e thirrur njëri tjetrin në mediat sociale, duke qenë të paorganizuar dhe duke u bashkuar vetëm në protestë. Strategjia e tyre është e suksesshme. Sepse para zgjedhjeve sondazhet tregojnë, se Salvini ka pak mbështetje.

Sardelet – të vegjël dhe të lëvizshëm, por aktualisht janë duke e trazuar Italinë. Elena Gecchelin-it, aktivistja e lëvizjes i pëlqen që t’ i pikturojë sardelet me bojëra uji dhe i merr ato me vete në çdo demonstratë. Ajo mbështet Lëvizjen Sardelet dhe thotë duke qeshur: “Sardelet e mia notojnë kundër rrymës, siç bëjnë edhe salmonët. Sardelet janë të vogla. Por kur bëhen bashkë me sardelet e tjera, rriten shumë, bëhen më të mëdha se një peshk i madh!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here