Shtatë persona kanë përfunduar në pranga pasi besohet se po planifikonin një sulm terrorist e më pas do të udhëtonin në zonat e konfliktit në Irak dhe Siri. Agjencia e Inteligjencës Franceze bëri të mundur arrestimin e tyre, në operacionin e zhvilluar në qytetin perëndimor të Brest.
Sipas mediave franceze, disa nga të arrestuarit ishin në listën e ‘Fiche S’, si njerëz me rrezikshmëri të lartë, për shkak të lidhjeve të tyre me ekstremistët islamikë. Nuk janë zbuluar detaje të planit apo emrat dhe fotot e tyre, por hetimet vijojnë. Arrestimet e fundit kanë rikthyer frikën në Francë për shkak të disa sulmeve nga ISIS vitet e fundit, më fatali në nëntorin e vitit 2015, ku mbetën të vrarë 129 njerëz.
Më shumë se 250 njerëz janë vrarë në total në Francë që nga fillimi i vitit 2015, me 12 të vrarë në një sulm terrorist në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo. Në sulmin më të fundit, një punonjës i policisë i radikalizuar në ekstremist, vrau me thikë katër kolegët e tij.