Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka komentuar marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore.
Kosnett meritat kryesore për arritjen e kësaj marrëveshje ia ka atribuuar presidentit Donald Trump dhe ekipit të tij.
Ambasadori amerikan në Kosovë marrëveshjen për linjën ajrore e ka quajtur fitore historike për rajonin.
“Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ekipi i tij ka punuar shumë për të arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për miqtë tanë në Kosovë dhe Serbi. Siç ka thënë presidenti dje, kjo është një fitore për rajonin”, shkruan Kosnett.
Kosnett ka falënderuar ambasadorin Grenell dhe këshilltarin O’Brien për lidershipin e tyre.