Google search engine
Home Politike Drejtesi “Jepini policisë drogë të stërvisë qentë”, kryeprokurori Olsian Çela shkresë urgjente Prokurorisë...

“Jepini policisë drogë të stërvisë qentë”, kryeprokurori Olsian Çela shkresë urgjente Prokurorisë së Tiranës pas ankesës nga Ministria e Brendshme

0
321

Policia kap me dhjetëra kilogram hashash por nuk ka drogë për të stërvitur qentë e saj. Është ky  dokumenti ku Ministria e Brendshme ankohet ndaj prokurorëve se nuk u ka vënë në dispozicion drogë për qentë. Kërkesa i është dërguar Kryeprokurorit, Olsian Çela, ndërsa ky i fundit ia ka përcjellë kërkesën Prokurorisë së Tiranës.

Abc News ka publikuar shkresën e firmosur nga Çela, ku thuhet se “Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor. Drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për ti informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë ku janë sekuestruar lëndë narkotike”.

Lënda: Kërkesa për bashkëpunim

Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Me shkresën nr. 10279, datë 19.02.2019 “Mbi vënien në dispozicin të sasive të nevojshme të lëndëve narkotike për trajnimin e qenve të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë”, Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor.

Përsa më sipër drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për ti informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë, ku janë sekuestruar lëndë narkotike sipas specifikimeve që u nevojiten. Bashkëngjitur edhe shkresa e Ministrisë së Brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here