Aktorja Rudina Dembacaj ka pushtuar titujt e mediave rozë muajt e fundit, pas ndarjes së saj të bujshme dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku.
Pas ndarjes ajo dhe Aleksandri kanë konfirmuar që kanë mbetur miq të mirë, duke postuar në rrjetet sociale foto së bashku, madje dhe me vajzën e tyre, Viktorja. Por duket se ditët e fundit, Aleksi ka bërë një postim që ka lënë vend për disa thashetheme të reja.
“Jeta është e thjesht, e butë, e qetë, e lirë, deri kur vjen një grua e vështirëson”, ka shkruar ish-bashkëshorti i Rudinës në Instagram, duke na bërë të mendojmë se kjo ka lidhje me situatën ku ai gjendet pas divorcit.