Google search engine
Home Politike Drejtesi Nxorën nga burgu Dritan Dajtin për ta çuar te klinika private, SHKBB...

Nxorën nga burgu Dritan Dajtin për ta çuar te klinika private, SHKBB merr vendimin drastik ndaj policëve: Njoftimi erdhi vetëm me një sms!

0
374

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka bërë një kallëzim ndaj efektivëve që kanë shoqëruar Dritan Dajtin në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, për trajtim në një klinikë private. Në një njoftim për mediat, SHKBB thotë se efektivët nuk kanë zbatuar rregullat e shoqërimit si edhe nuk kanë vlerësuar si duhet situatën, ndaj edhe për këtë arsye ka kallëzuar ata për shpërdorim të detyrës.

Sipas SHKBB njoftimi i lëvizjes së të dënuarit, është kryer me sms në sallën operative dhe nuk është vënë në dijeni drejtori i Burgjeve. Gjithashtu Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve vlerëson se për rastin në fjalë duhej të ishte bërë një analizë risku për situatën si edhe të verifikohej mirë situata e të dënuarit Dritan Dajti.

Sipas SHKBB i dënuarit Dajti duhej të dërgohej në spitale shtetërore pranë burgut, ndërsa nga ana e policisë të kallëzuar mungon vendimi i arsyetuar për lëvizjen e tij. Pak ditë më parë, i dënuari Dritan Dajti ‘doli’ nga qelia ku vuan dënimin, për një vizitë mjekësore në zonën e ish-Bllokut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here