“Bërtisnin lekët, lekët”, grabitësit e plagosën në shtëpi sëbashku me burrin, reagon nga spitali i Traumës për herë të parë Afërdita Laze

0
261

Pas ngjarjes që tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin, është zbardhur edhe dëshmia e Afërdita Lazes, e cila mbeti dje e plagosur bashkë me burrin e saj, pasi persona të maskuar tentuan ta grabisnin në banesë.

Laze tani ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Gruaja, teksa ka rrëfyer momentet e tmerrit para oficerëve të policisë, kur persona të maskuar iu futën në banesë, ndërsa skena e dhunshme u zhvillua në sy të vajzës së saj 17-vjeçare.

“Ishim në dhomë. Dëgjuam një zhurmë dhe vajzën që bërtiti; “kush është aty?”. Doli Petriti (burri) të shihte kur u ndesh në korridor me 2 veta të maskuar. Dukeshin të rinj. Ata bërtisnin vetëm “lekët, lekët” dhe i drejtuan pistoletën. Petriti tentoi t’i nxjerrë jashtë nga shtëpia ata e qëlluan. Kur u afrova dhe mua me qëlluan dhe ikën me vrap”, tha gruaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here