“Autorët persona të njohur ose punëtorë të saj”, zbardhet pista ku po heton policia pas grabitjes së çiftit Laze

0
256

Autorët e njihnin shumë mirë banesën dy katëshe në Allias të familjes Laze dhe gjithashtu edhe lëvizjet e familjarëve.Në këtë përfundim ka arritur grupi hetimor dhe kjo është pista ku po heton për zbardhjen e tentativës së grabitjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.

Grabitja që mbeti në tentativë është kryer nga persona të njohur me familjen Laze ose punëtorë të saj.Por një problem për grupin e hetimit përbën moti pasi mbrëmjen e kaluar pasi kryeqyteti ka qenë i mbuluar nga mjegulla. Për këtë arsye nuk është arritur të zbulohet lloji i mjetit me të cilin janë arratisur autorët, të cilët kanë qenë të maskuar.

Petrit dhe Afërdita Laze janë përleshur me grabitësit që kanë qenë dy dhe janë plagosur prej tyre në pjesën e poshtme të trupit. Dëshmitare ka qenë dhe vajza e tyre, e cila ka dhënë dëshminë e saj në polici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here