Pas kërkesës nga Prokuroria e Përgjithshme, kryebashkiaku socialist merr vendimin e menjëhershëm

0
308

Pas kërkesës së Partisë Demokratike, Prokuroria nisi verifikimet për kryetarin socialist të Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj. Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka depozituar shenjat e gishtave pas kërkesës së njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorin e Përgjithshme.

Prokuroria ndërkohë, përvec marrjes së shenjave të gishtave, ka nisur dhe një kërkesë në KQZ, për tu njohur me formularin e dekriminalizimit të depozituar pranë këtij institucioni nga Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj. Gjithastu, pritet që në ditët në vijim, të nisë dhe një letër porosi, drejt autoriteteve greke, për të marrë një përgjigje zyrtare, nëse të dhënat që janë publikuar në dokumentin e PD, janë të sakta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here