“Një faqe për 100 euro”, analisti i njohur rrëfen detajin interesant: Kam shkruar 14 fjalime për deputetët në një seancë të vetme, më zbuloi doktor Berisha

0
266

Gjatë diskutimit për sistemin zgjedhor, analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar një detaj interesant për deputetët shqiptarë, teksa gazetari Blendi Fevziu ka përmendur “analfabetët që janë bërë deputetë me 1 apo 2 milion euro”.

Analisti Vangjeli tha se rekordi i tij personal është kur ka arritur të shkruajë plot 14 fjalime për depuetët në Parlament, si për deputetë të majtë dhe të djathtë.

“Ishin dy gjëra që më detyruan mua ta bëja një gjë të tillë, ishin miq të kisha dëshirë t’i ndihmoja dhe dëshira për t’u tallur. Në atë parlament doktori deklaron në atë seancë “ai që u bën fjalime ditën dhe ju tall klubeve natën”. Që atë herë refuzova dhe fillova të distancohem se e mori vesh Doktori. Doktori thotë që një faqe bën 100 euro, tregoi analisti Vangjeli në emisionin “Opinion”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here