Google search engine
Home Politike “Ka punuar doganier dhe është akuzuar për kontrabandë”, Fevziu zbulon ‘live’ denoncimin...

“Ka punuar doganier dhe është akuzuar për kontrabandë”, Fevziu zbulon ‘live’ denoncimin për një tjetër kryebashkiak socialist

0
285

Blendi Fevziu, gjatë transmetimit të emisionit ‘Opinion’ ka zbuluar një tjetër kryebashkiak socialist që mendohet se ka falsifikuar dokumentin e dekriminalizimit dhe ka ndryshuar emër.

Edhe pse nuk e ka bërë publik emrin dhe bashkinë ku ai drejton, Fevizu ka dhënë disa detaje interesante, pasi i emëruar rilindjes deri në vitin 2005 ka punuar si doganier.

Po ashtu në mesazhin e dërguar Fevziut, qytetari thekson se kryebashkiaku ka ndërruar emër pasi është ndaluar në vitin 96-të për kontrabandë, por nuk ka mundur të arrestohet pasi është fshehur.

 ‘Zoti Fevzi ju përshëndes kam diçka me interes publik për kryetarin e bashkisë, që ka punuar doganier deri në vitin 2005. Në vitin 96 është ndaluar nga policia për kontrabandë. Në formularin e dekriminalizimit nuk e ka shkruar që është dënuar’, shkruhej në mesazhin që qytetari i kishte dërguar Fevziut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here