Vrau ndërtuesin britanik dhe e bëri të duket si aksident, si u zbulua krimi i frikshëm i shqiptarit

0
287

Një i ri është ekstraduar nga Shqipëria në Britaninë e Madhe, pasi akuzohet si autor i vrasjes së një britaniku. Viktima, i cili ishte ndërtues, u gjet i pajetë.

John Woodward, 47 vjeç, po punonte në çatinë e argjendarisë Pressman Mastermelts në Hatton Garden, Londër kur u gjet i pajetë, në Prill të vitit 2018. Fillimisht u dyshua se burri kishte ndërruar jetë si pasojë e rënies nga lartësia.

Nga një ekzaminim i mjekëve ligjorë u dol në përfundimin se vdekja e burrit kishte ardhur si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë. Autor i kësaj ngjarjeje u zbulua se ishte 22 vjeçari shqiptar Elton Sefa.

Ky i fundit mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar ditën e martë, pasi u ekstradua nga Shqipëria. I riu ishte vënë në pranga nga autoritetet shqiptare në shkurt të vitit të kaluar dhe kishte ngelur në qelitë e paraburgimit, deri sa autoritetet e huaja kërkuan ekstradimin e tij, me qëllim që të dalë para gjyqit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here