Rrëqeth bashkëshorti i Drita Saliajt, jep detajin e ri tronditës: Ju tregoj autorin kryesor të krimit makabër. Nuk e hodhën në rezervuar, e futën me forcë në një…

0
328

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja makabre që ndodhi pak ditë më parë në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku tre të rinj torturuan, përdhunuan dhe vranë 51-vjeçaren, Drita Saliaj.

Një prej autorëve të krimit që tronditi mbarë vendin ishte edhe nipi i bashkëshortit të viktimës, 16-vjeçari, Luis Saliaj, ndërsa dy autorët e tjerë ishin, 16-vjeçari, Sindi Shehaj dhe 26-vjeçari, Ervis Zotaj.

Bashkëshorti i Drita Saliaj, ka rrëfyer detaje tronditëse nga krimi makabër.

Më tej, bashkëshorti i të ndjerës deklaroi se kryesori në këtë krim makabër, që sipas tij, është më i rëndi në rajon, është nipi i tij i arrestuar, 16-vjeçari Luis Saliaj.

“Është e pavërtetë, që ai nuk ka marrë pjesë në përdhunim. Ai është kryesori që është përfshirë. Ai e ka mbajtur derën hapur, ai e ka hapur për çdo gjë. Lajmin e përdhunimit e mësuam vetëm nga mediat. Mund të mos jetë i vërtetë. Unë kam bërë deklaratë dhe në Policinë e Fierit, ne presim vetëm drejtësi. Me familjet e autorëve, larg. Nuk ndryshojmë qëndrim. Nuk kemi shkuar në Prokurori për të marrë detajet e hollësishme për krimin. Kemi dhënë dëshmi vetëm në polic.

Besoj se nuk është hedhur në rezervuar, por në pusetë, që është e vogël, dhe falënderoj ata që nxorën trupin. Edhe për të kaluar për ta hedhur aty, është dashur forcë dhe jo 15-vjeçarë. Ne i kërkojmë drejtësisë dënimin maksimal për autorët, se është krimi më i rëndë jo vetëm në Shqipëri, por më gjerë”, deklaroi Hair Saliaj në News24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here