Irani ka deklaruar se ka arrestuar personin që ka filmuar pamjet që tregojnë se një avionit pasagjerësh ukrainas është qëlluar nga një raketë. Besohet se personi do të përballet me akuza në lidhje me sigurinë kombëtare.
Fluturimi PS752 u rrëzua pasi u ngrit nga Teherani të mërkurën e javës së kaluar dhe shkaktoi vdekjen e 176 personave në bord. Irani tha se u rrëzua aksidentalisht dhe njoftoi arrestimin e disa personave për incidentin.
Presidenti Hassan Rouhani tha që hetimi i vendit të tij do të mbikëqyrej nga një “gjykatë speciale”.
“Ky nuk do të jetë një rast i rregullt dhe i zakonshëm. E gjithë bota do ta vëzhgojë këtë gjykatë,” tha ai në një fjalim.
Presidenti theksoi se për “ngjarjen tragjike” nuk duhet të fajësohet për një individ.