Arrestimet e zyrtarëve të lartë pas tërmetit tragjik, prokurorët nxjerrin detajet e rënda: Ja çfarë gjetëm në dosjet e objekteve të dëmtuara!

    0
    347

    Prokurorët e çështjes së tërmetit sqaruan sot në një konferencë për mediat atë se çfarë kanë gjetur në dosjet e objekteve të shpallura të pabanueshme në qarkun e Tiranës, e veçanërisht në Vorë, Kashar e Farkë, ku janë bërë analizimet e akteve të ekspertimit për objektet.

    “Mungojnë studimet sizmiologjike, të cilat për një kategori ndërtesash mbi 7 kate është akt i domosdoshëm. Mungojnë oponencat teknike për administratorët e të cilëve janë lëshuar edhe urdhra ndalimi, mungojnë procesverbale të përfundimit të karabinave, të objektit. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve nga zyrat urbanistike, në komunat Farkë dhe Kashar, për të legalizuar mungojnë aktet e qëndrueshmërisë”, thanë prokurorët duke shtuar se këto janë shkeljet që lidhen me ish-funksionarët publikë në komunën e Farkës dhe të Kasharit të cilët kanë shpërdoruar detyrën.

    Ndërkohë sa i përket detyrave që i takojnë drejtuesve ligjorë të objekteve, inxhinierëve etj, prokurorët sqaruan mangësitë që kanë gjetur në dokumentacion.

    “Ka mangësi lidhur me aktet e kolaudimit të objekteve. Ka mangësi edhe në aktet e marrjes në dorëzim të shesheve të ndërtimit, procesverbali i gërmimit, betonimit, të lidhjes së hekurit, të provave për betonin dhe hekurin, certifikatat e cilësisë së punimeve, dhe një sërë aktesh të tjera që janë konstatuar me mangësi. Në disa raste mungon edhe leja e objektit dhënë nga njësia administrative”, thanë prokurorët e çështjet.

    Ndërkohë akuza e ndërtimit të paligjshëm është ngritur për ata persona që kanë bërë ndërtime shtesë që kanë sjellë dobësimin e strukturës së objekteve.

    “Ka punime qe kanë dëmtuar kolonën për t’i përshtatur ato për biznese të tjera”, thanë ata.

    Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi foli për punën organizative në drejtim të të arrestuarve. “Policia i ekzekutoi urdhrat e ndalimi, pavarësisht se ishin shumë, u angazhuan të gjitha strukturat, dhe dje u ndaluan 29 autorëve, dhe jemi në proces të dy të tjerëve që sapo janë kapur dhe po kryhen veprimet procedurale. Bashkëpunimi me prokurorinë gjatë vitit 2019 ka qenë shumë i mirë me rezultate konkrete”, tha ai.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here