Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku prej disa ditësh po përplasen virtualisht me njëri-tjetrin, pas deklaratës së Besit në emisionin “Shuko kush Luan”.
‘Unë jam komedian, ai është biznesmen’, tha Besi disa ditë më parë që ngjalli reagimin e ashpër të Ermalit, madje sot në krah i doli edhe Ami e cila me krenari e quante një biznesmen të suksesshëm bashkëshortin e saj.
Pas video-mesazhit të Amit duket se ka ardhur edhe reagimi i parë i Bes Kallakut.
“Nuk është ajo që ju ndodh, por ajo që ndodh me ju që bën ndryshimin,”– shkruan Bes Kallaku.










































