“Më bënë të ndjehem e veshur pa lidhje”, gazetarja shqiptare tregon përballjen në ashensor me 3 zonja dhe 2 zotërinj të njohur të politikës: Vetëm këpucët e njërës kushtonin…

0
278

Gazetarja Edlira Gjoni ka treguar pak minuta më parë një episod me të cilin është ndeshur mëngjesin e sotëm. Teksa ishte në ashensor është ndeshur me 3 zonja dhe 2 zotërinj të njohur të politikës shqiptare teksa po merrnin pjesë në një aktivitet politik.

Gazetarja shkruan se pikërisht në ato momente u ndje inferiore dhe shumë keq me veshjen e saj, kur shikonte zonjat dhe zotërinjtë që kishte përballë, emrat e të cilëve ka zgjedhur që të mos i bëjë publik.

 “Ndjesi mëngjesi në një mjedis surreal në Shqipërinë në gjendje të jashtëzakonshme e me 12 mijë njerëz që ngrijnë nga të ftohtët në pritje të vendimeve në emër të tyre:

Në ashensor u ndesha me tre zonja e dy zotërinj të niveleve të larta vedimmarrëse që më bënë të ndjehesha e veshur pa lidhje.

Vetëm këpucët e njërës kushtonin sa gjithë veshja ime, bashkë me shpenzimet jetike brenda.

Ditë e zakonshme pune, ndaj hyra në holl me:

– Fund OVS, 28 euro

– Bluzë Ann Taylor, 30 dollarë

– Pallto Tahari, 99.99 dollarë

– Këpucë e çantë Tamaris, 70 e 90 euro

Dhe të gjitha këto hyjnë tek veshjet e mia “të shtrenjta”, por i kam gjurmuar në sezonin e uljeve dhe jam e kënaqur t’i kem! Të gjitha këto përballohen nga të ardhurat mujore, por nuk ka shans të jenë blerë për një muaj.

Po nëse unë punoja në administratë, si zonjat në ashensor, me 70 mijë lekë në muaj. Ja 80 mijë! Si do i bleja:

– Këpucët portokalli (pra akoma më të pazakonta, dmth më të shtrenjta), nga McQueen, mbi 3 mijë euro?

– Kostumin me pantallona, 2500 euro?

– Pallton 4 mijë?

– Çantën Michael Cors?

– Syzet Miu miu?

– Bizhutë Versace?

– Kurimin te parukieria në bllok?

Të gjitha këto teksa 3 zonjat e dy zotërinjtë, po aq të pispillosur, po shkonin në një aktivitet politik në Shqipërinë me çadra!

Mua m’u duk vetja vërtet jashtë vendi në atë ashensor e holl xixash inferioroteti, por kur dola jashtë, edhe kaq sa kam veshur më ngjanë të tepruara!”, shkruan Gjoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here