KLD e paralajmëroi për shkarkimin nga detyra, dalin detajet kush është gjyqtarja e Krujës që liroi nga burgu kokën e bandës së Durrësit Indrit Dokle (Skandalet gjatë karrierës)

0
405

I cilësuar si i rrezikshëm dhe drejtues i një prej bandave famëkeqe, “Bandës së Durrësit”, Indrit Dokle është liruar sot nga burgu. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha. Pavarsisht se Gjykata Kushtetuese i kishte rrëzuar kërkesën për heqjen e dënimit të përjetshëm Endrit Dokles, një vendim të tillë e ka marrë gjyqtarja e Krujës.Enkelejda Hoxha ka liruar Indrit Doklen pasi ai ka kryer 25 vite burg, 3/4 e dënimit dhe pasi një kompani në Durrës ka marrë përsipër punësimin e Dokles. Një vendim kundër Gjykatës Kushtetuese, e cila i la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm Indrit Dokles.

Enkelejda Hoxha është një emër i njohur, pasi ka liruar nga burgu disa kriminelë të rrezikshëm në Shqipëri. Në vitin 2017, KLD e paralajmëroi për shkarkimin nga detyra, ndërsa në vitin 2018-të u kërkua sërish shkarkimi i saj, por pa sukses.Liroi Genc Tafilin dhe Ilir Pajën

Enkelejda Hoxha është gjyqtarja që ka marrë vendimet për lirimin nga burgu të Ilir Pajës dhe Genc Tafilit. Hoxha është gjyqtare në Gjykatën e rrethit Krujë.

Pak muaj më parë u lirua nga burgu Genc Tafili. Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000 pasi u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e kolonel Arben Zylylftarit. Nga gjykata ai është dënuar me 25 vite burg por kreu vetëm 17 të tilla. Theksojmë që ai është është vëllai i Admir Tafilit, edhe ky i dënuar pë vrasje.

Por jo vetëm ky lirim nga burgu. Një tjetër i dënuar u lirua nga burgu i Krujës dhe ky është Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “ufo”. Ilir Paja është i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Ai është person në kërkim ndërkombëtar, sepse ndaj tij është dhënë dënimi për një vrasje të kryer në Gjermani.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha pak kohë më parë u rikthye në qendër të vëmendjes me një tjeter skandal. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqesor të Krujës nëpermjet një vendimi vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana Prenucas, një qytetareje , duke i njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here