Kanalet e Venecias pothuajse janë tharë, dy muaj pas përmbytjeve

0
340

Baticat e ulëta pothuajse kanë tharë kanalet e Venecias, vetëm dy muaj pasi reshjet e mëdha permbyten këtë qytet italian duke shkaktuar dëme te medha.

Anijet janë parë në breg, pasi nivelet e ujit kanë rënë në mënyrë drastike.

Në nëntor të vitit të kaluar, Venecia është përballur me nivelet më të larta të ujit në më shumë se 50 vjet.

Disa aktivistë patën lidhur këto vërshime me ndryshimet klimatike.

Më shumë se dy të tretat e qytetit kanë qenë nën ujë atë kohë, derisa dëmi është vlerësuar të ketë kaluar 1 miliard dollarë.

Sheshi i mirënjohur i Shën Marku ishte vërshuar derisa dyqanet ishin mbyllur.

Ndonëse shumë e ulët, batica të tilla nuk janë të pashembullta.

Kjo nënkupton që niveli i ujit mund të rritet për rreth gjysmë metri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here