Balla publikoi dokumentet e DASH që do të ‘fundosin’ Bashën, ish-deputeti i PD nxjerr prapaskenat dhe i jep ‘shuplakën’ e fortë: Imbecil rural! Nuk paska qenë Prokuroria, por Partia!

0
236

Gjykata e Tiranës mbylli dje çështjen ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, lidhur me financimet ruse në lobimin në SHBA. Pas vendimit të Gjykatës ka reaguar Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili kërkoi apelimin e çështjes, por gjithashtu i kërkoi KLP dhe KLGJ të hetojnë mbi prokurorët dhe gjyqtarët për shkeljet e mundshme proceduriale.

Balla tha se për një çështje kaq të rëndë, që prokuroria hetoi dy vjet, Gjykata s’mund ta mbyllë për dy orë. Madje publikoi edhe dokumente nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilat sipas Ballës pritet që ta fundosin Bashën.

Deklarata e Ballës solli reagime nga Partia Demokratike. Pas nënkryetarit demokrat Edi Paloka, i cili kërkoi të Balla të përballej me drejtësinë për krimet e kryera, ka reaguar edhe ish-deputeti Gent Strazimiri

Ky i fundit shkruan në rrjetet sociale se Balla pavarësisht se nuk është palë në proces, paralajmëron se do e apelojë atë.

Duke e quajtur Ballën “imbecil rural”, Strazimiri shkruan se ai kërkon të demonstrojë pushtet kudo, madje veçanërisht në çdo gjë që s’i takon.

Reagimi nga Gent Strazimiri

Nuk paska qenë prokuroria por… PARTIA!!!

Ky imbecili rural paska “paralajmëruar se do apelojë” një vendim gjykate të marrë ndaj kreut të opozitës, në një gjyq ku palë nuk është ky, por prokuroria…!?

Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të demonstrojë pushtet kudo, madje veçanërisht në çdo gjë që s’i takon: KENI TË DREJTË!

Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të tregojë me arrogancë prej rurali, që ju sundon pavarësisht ligjit, gjithashtu: KENI TË DREJTË!

Nëse pas kësaj, arrini në kokluzionin se siç çdo imbecil rural rëndom bën, edhe ky nuk shijon dot asgjë që ka, (e veçanërisht nga ato që s’i takojnë), nëse me arrogancë dhe publikisht nuk ua përplas në fytyrë të sunduarve prej tij, përsëri: KENI TË DREJTË!

Problemi fillon tek fakti që edhe ky imbecili rural KA TË DREJTË sepse: NË FAKT KY JU SUNDON!!!!

Ky është sot prokurori!

Ky është sot gjyqtari!

Ky është sot edhe “E DREJTA”, pavarësisht sa të drejtë keni…

KAQ!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here