Alketa Vejsiu do të prezantojë Festivalin e Sanremos këtë vit. Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka shkruar se kjo është dita më e lumtur e jetës së saj. Ajo bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera do drejtojnë këtë vit festivalin prestizgjioz italian në krah të Amadeus.
“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa mjaft e entuziasmuar në Instagram.
Pas këtij postimi kanë shpërthyer komentet pozitive nga të gjitha anët, ku mes tyre nuk ka munguar edhe reagimi nga vëllai i moderatores.
Endri Vejsiu ka komentuar në postimin e Alketës “URIME KRENARIA IME ”.
Festivali i Sanremos do të mbahet këtë vit nga data 4 deri në 8 shkurt.