Gazetari Klinton Zeqiraj është maskuar si kryeministri Edi Rama dhe ka dalë në terren për të parë reagimet e njerëzve. Nuk i mungoi aspak vëmendja pasi shumë persona iu afruan dhe i kërkuan fotografi.
Në imazhin e tij duket qartë se Klintoni ka bërë mjekrën e flokët të bardha si kryeministri, duke mos lënë pas veshjen tipike të Ramës.
“Unë u ndjeva shumë mirë nën lëkurën e një Kryeministri atipik si Edi Rama. Tek e fundit, fakti që Rama është personazh i pazakontë të bën ta imitosh. Sa për reagimin e njerëzve, ishte ai që keni parë në televizor. Jemi përpjekur t’i sjellim reagimet siç ndodhën në terren, me ndonjë shkurtim, kur kishte ndonjë tejkalim etike. Shumë qytetarë u dëfryen me versionin e ri të Edi Ramës. Madje, dhjetëra persona kanë kërkuar të bëjnë foto me mua atë ditë,” tha ai për mediat.