Gjykata e Tiranës ka rrëzuar akuzat e prokurorisë ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të PD-së.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku. Kryedemokrati Lulzim Basha është marrë i pandehur përballë prokurorisë, për një kontratë lobimi prej 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një kompanie “Biniatta Trade”, para të hedhura këto në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Arben Ristani, Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi, akuzohen për “falsifikim të formualrëve”, pasi nuk kanë deklaruar këto para të përdorura nga PD në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. Në rast se prokuroria arrinte të bindte gjykatën se Basha dhe dy zyrtarët e PD janë fajtorët, atëherë në bazë të nenit 190/3, ai rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg.