Kreu i Gardës së Iranit kërkon ndjesë për avionin ukrainas: Do të doja të kisha qenë vetë në atë avion

0
257

Kreu i Gardës revolucionare të Iranit, Major Gjeneral Hossein Salami, shprehu dje ngushëllimet më të thella për tragjedinë e rrëzimit të avionit ukrainas mbi Iran nga sistemet raketore, duke thënë se nuk ishte ndjerë më i turpëruar në jetën e tij.

Në fjalimin e tij në parlament, Salami tha se qëllimi i tij është “vetëm të jap jetën për sigurinë, mirëqenien dhe paqen e popullit iranian”.

“Betohem për jetën e fëmijëve të mi … dëshiroj të kisha qenë brenda atij avioni të bija e të digje\sha bashkë me viktimat e tjera, sesa të jem dëshmitar i këtij aksidenti tragjik”.

Avioni i linjave ukrainase u ngrit në fluturim rreth katër orë pasi Irani ksihte sulmuar me raketa dy baza ameriakne në Irak, dhe u keqindentifikuar nga sistemet dhe operatorët si një raketa sulmi në ardhje.

Mes 176 viktimave që u shuan në tragjedi, 147 ishin iranianë, mes të cilëve 63 studentë me qytetari të dyfishtë kanadeze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here