“Big Brother” është një emision me shikueshmëri të lartë, pas një pauze pritet të rikthehet këtë vit në ekranin e “Top Channel”, por nuk do të jetë Arbana prezantuesja.
Vetë moderatorja u shpreh pak kohë më parë se është në dilemë për këtë format.
“Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standartet e dikurshme”, tha Arbana.
Sot po përflitet se prezantuese e “Big Brother 10” do të jetë pikërisht Luana Vjollca.
Moderatorja në mbyllje të programit të saj “Shiko kush luan” deklaroi se do rikthehet shumë shpejt në ekran, brenda 1 muaji.
Kaq ka mjaftuar që të ngjallen dyshimet se Luana do të prezantojë “Big Brother”.