Ish-ushtaraku pranon vrasjen e gazetarit investigativ slovak dhe të dashurës

0
325

Një ish-ushtarak ka pranuar sot vrasjen e një gazetari të ri investigativ dhe të fejuarës së tij, në një krim makabër që ngjalli protesta masive në Sllovaki dhe shkaktoi dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico.

Miroslav Marek tha në gjykatën kriminale në Pezinok se e pranonte fajin, çka mudn të sjellë reduktim të dënimit të tij nga burgimi i përjetshëm.

Marek u akuzua me vrasjen e 27 vjeçarit Ján Kuciak, gazetar investigativ, dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova, në shtëpinë e tyre pranë kryeqytetit Bratislava në shkurt 2018.

Dy të akuzuar të tjerë, përfshi dhe biznesmenin Marian Kocner, i cili kishte qenë objektivi kryesor i raportimeve të Kuciak, u shpallën të pafajshëm në urdhërimin e vrasjes.

Vrasja solli demonstrata të gjera kundër korrupsionit dhe shkaktoi dorëheqjen e kryeministrit dhe kreut të polivisë së vendit.

Të tjerë zyrtarë të lartë dhanë dorëheqjen gjatë hetimeve pasi u zbulua se kishin pasur lidhje me bizneset e Kocner.

Një tjetër i dyshuar, Zoltan Andrusko, pranoi në dhjetor se kishte ndihmuar në vrasje dhe u dënua me 15 vjet burgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here