Vrasja makabre e gruas në Mallakastër, arrest me burg pa afat për të arrestuarit, ç’thanë në gjyq tre të rinjtë

0
281

Prokuroria ka dhënë vendimin arrest me burg për tre të arrestuarit që dyshohet se janë autorët e ngjarjes së rëndë në Mallakastër. 

Prokurori i çështjes Hysen Ajasllari ka kërkuar arrest me burg pa afat për tre të rinjtë, ndërkohë që kjo u pranua nga gjyqtarja Orkida Lice.

Të arrestuarit janë Luis Saliaj 16 vjec, Elvis Zotaj 26 vjec dhe Sindi Shehaj 16 vjeç.

Luis Saliaj, ka thënë që nuk ka qenë i pranishëm në vrasje, por ka pranuar qe ka shkuar me dy autoret e tjere per te grabitur banesen e viktimes. Gjithashtu edhe Ervis Zotaj ka mohur të ketë qenë autor i krimit makabër.

Gjykata vendosi që për dy të miturit, çështja do t’i kalojë për gjykim gjykatës së Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here