Lufta në Libi, plani sekret i BE-së dhe kërkesa urgjente e ministrave: Embargo e armëve dhe mision detar, takimi Conte-Serraj

0
298

Ideja e Ministrit italian Di Maio për vendosjen e embargos së armve në Libi u materializua në Bruksel gjatë samitit të jashtëzakonshëm të njëzet e tetë ministrave të Jashtëm. Embargoja, megjithatë, për tu zbatuar kërkon vendosjen e një armëpushimi midis forcave të kryeministrit Fayez Serraj dhe atyre të gjeneralit Khalifa Haftar.

Kryesor, në këtë kuptim është takimi i sotëm në Moskë midis Angela Merkel dhe Vladimir Putin, i cili mbështet njeriun e fortë Haftar i cili deri më tani ka kundërshtuar armëpushimin. Sot do të ketë edhe një takim në Palazzo Chigi mes Giuseppe Conte dhe Serraj.

Europa, pas ndarjeve të muajve të kaluar, veçanërisht midis Italisë dhe Francës, po përpiqet të luaj në fushën diplomatike, megjithëse tani në një situatë më të rrezikshme.

Misioni i Sofjes

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, mori mandat për të punuar “për armëpushimin dhe një zgjidhje politike në kuadrin e procesit të Berlinit”. Në këtë pikë – tha ai – “ne do të përqendrohemi në monitorimin e armëpushimit, embargon e armëve dhe masa të tjera të sigurisë”.

Por ‘Sofia’ në këtë pikë nuk do të ishte e mjaftueshme. Dhe në fakt, në mbyllje të bisedimeve, ministrat i kërkuan Borrellit të paraqiste deri më 20 janar ide për një mision më të gjerë, me një emër të ri dhe i cili do të përfshijë embargo të armëve jo vetëm nga deti, por edhe nga ajri dhe nga toka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here