Alarmi fals për bombë pranë varrezave greke, Policia arreston rojën e sigurisë/ Për çfarë dyshohet?

0
274

Një ditë pas alarmit fals të përhapur, si pasojë e një pakoje të dyshimtë të gjetur pranë varrezave të ushtarëve grekë, është arrestuar nga policia roja i sigurisë në Manastirin e Shënkollit në Këlcyrë. Bëhet me dije se ai akuzohet për mungesë vigjilence por nuk përjashtohet mundësia që ai vetë mund të ketë lënë pakon në zonën ku u gjet ditën e djeshme.

Fillimisht policia rrethoi zonën  duke pritur një grup të forcave xheniere të cilët më pas kanë skanuar pakon që rezultoi të ishte vetëm me rroba.

Brenda manastirit ortodoks  të Shën Joanit, ku janë vendosur edhe varrezat e ushtarëve grek, më datë 28-29 dhjetor ishte shkruar një parullë ‘I Love Çamëria’ por më pas është fshirë nga mirëmbajtësit e këtij Manastirti. Ndërkohë ende nuk dihet nëse i njëjti person që ka shkruar këtë grafit të ketë lënë edhe pakon e dyshimtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here