Vrasja horror në Mallakastër, prindërit e njërit prej autorëve zbulojnë si e njihnin viktimën dhe tregojnë reagimin e të birit pas krimit: U tërbua fare. Djalin ma sillni t’i fus plumbin kokës!

0
251

Prindërit e Ervis Zotaj kanë thënë se nuk janë në dijeni nëse krimin e ka kryer djali i tyre. Pas 5 janarit nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me të pasi 26 vjeçari ka qenë si i tërbuar.

Syrja Zotaj, babai i Ervisit kërkon që djali të marrë dënim nga shteti.

“Nuk dimë asgjë. Në 5 janar djali ishte në shtëpi, edhe makina. Djali ishte në gjumë po si ka qenë puna se di. Nuk e di nëse ka dalë nga shtëpia. Më erdhi në shtëpi policia, në orën 4 ne ishim në gjumë. Hapa portën dhe më thanë ku e ke djalin. I thashë nuk e di. U thashë shikoni në shtëpi. Kam shtëpinë e një kushëriri dhe banon në Greqi dhe çuni shkoi të flinte atje. Djalin nuk e mbroj për asgjë. Shteti të marrë masaose do ta vras vetë”, ka thënë ai.

Jo vetëm kaq po ai bën kërkesën që t’ia sjellin djalin në fshat se ai do ta vrasë me dorën e tij.

“ e mbështes me plumb në kokë, nuk zë as avokat asgjë, dua të pushkatohet në Gjersë të Mallakastrës. E kemi rritur me lakra si në kohën e Hoxhës dhe të ma bëjë djali këtë nuk e dua. I lutem qeverisë të ma sjellë atje djalin, ta vras me dorën time. Unë kam 4 çuna 3 vajza, tani kam 6, e bëj hasha, të vijë këtu ta vras me dyfek, ta bëj hasha.

Ai më ka borxh kokën, unë do të iki dhe do i them kam ardhur për të më vrarë, më vra mua dhe mbyllet kjo punë. Unë vete vetë atje të më pushkatojë. I lutem qeverisë, të shkoj atje, ti them më vra mua tani. Djali nuk e tregoi ngjarjen, se po ta dija e kisha hequr qafe vetë. Nuk tregoi se cfarë bëri. Nuk dinim gjë, jemi hallexhinj. E dua djalin të vijë atje ta vras me dorën time, ta hedh atje në rezervuar.”, shprehet më tej babai.

Ndërkaq mamaja e 26 vjeçarit thotë e njihte viktimën dhe ndaj kërkon dënimin më të rëndë për djalin.

“Nuk kemi folur me djalin pas 5 janarit ishte si tërbuar nuk hante. Dua dënimin më të rëndë për tim bir. Ta digjni. Unë jam mama dhe ajo grua është shumë e ndershme, e kam motër e kam shpirt”, ka thënë nëna e tij.

 Vrasja e 50 vjeçares ka ndodhur në rrethana shokuese. Autorët dyshohet se janë Luis Saliaj, i cili është nipi i burrit të viktimës dhe 2 shokët e tij, të cilët së bashku kanë tentuar të grabisin banesën e saj por pasi janë njohur nga 50 vjeçarja, ata e kanë lidhur atë dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here