U tha se dhunoi në gjumë dajën e Adelina Tahirit, reagon vëllai i bashkëshortes pedagoge: Arlinda keqtrajtohej prej 20 vitesh! Ajo u rrah brutalisht atë natë!

0
370

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sherrin në familjen e dajës së Adelina Tahirit.

“ICON” ka kontaktuar me vëllain e nuses së Abdulla Mehmetaj, fotot e të cilit u publikuan dje nga vetë këngëtarja që mesa duket, mbronte versionin e thënë nga daja i saj..

Në lajmin e publikuar nga Adelina thuhej, se ka qenë bashkëshortja Arlinda Mehmetaj që ka sulmuar të shoqin për shkak të pasurisë, por vëllai i Arlindës ka dhënë një version tjetër të ngjarjes, që shpjegon sherrin në familje.

B., Ndoci shprehet për “ICON” se çifti kishte probleme martesore prej 20 vitesh dhe Arlinda dhunohej fizikisht nga burri i saj. Herën e fundit ajo u dhunua brutalisht nga i shoqi dhe përfundoi në spital me lëndime fizike.

Dy vajzat e çiftit po qëndrojnë aktualisht te gjyshja nga ana e nënës, të traumatizuara nga ngjarja e rëndë. Policia po vijon hetimet, për të zbardhur çështjen në fjalë, dhe deri atëherë do të ketë edhe një reagim nga ana e Arlindës, sapo të dalë nga spitali.

Reagimi i plotë:

Familjarët e Arlindës në prononcim për KOHA, thonë se është pikërisht Abdulla Mehmetaj që ka sulmuar dhe rrahur Arlindën, e cila gjithashtu gjendet e shtrirë në spital. “Për shkak të problemeve 20-vjeçare martesore, maltretimeve psikike dhe fizike nga ana e burrit edhe në natën e fundit të kobshme kur bashkëshortja rrihet brutalisht nga i shoqi i saj, e cila detyrohet të ik te familjarët e saj. Arlinda ende është në spital në Klinikën e qytetit. Dy vajzat e saj gjenden te familjarët e nënës me taruma të rënda psikike dhe lëndime trupore. Të gjitha këto informacione i ka edhe policia e cila është e njoftuar me rastin. Vajzat kanë qenë të detyruara nga inspektorët të lëshojnë shtëpinë, por për shkak të sigurisë së tyre me urdhër të inspektorëve policor, ato nuk janë dërguar në Qendra sociale, por te familjarët e nënës”. Ndërkohë, KOHA merr vesh se po vazhdojnë hetimet e policisë dhe Prokurorisë dhe se shumë shpejt do të ketë epilog rasti në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here