U dorëhoq nga drejtimi i PS, Ardit Kërtusha tregon pse e mori këtë vendim dhe bën deklaratën ‘bombë’ për Vangjush Dakon

0
252

Pasi dha dorëheqjen nga kandidimi për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha ka bërë ditën e sotme disa deklarata në lidhje me këtë çështje.

Ai ka sulmuar hapur ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, ku më tej tha se fituesi ishte shpallur që para kandidaturave.

Sipas Kërtushës, listat për kandidatë nuk ishin reale, por thjeshtë një farsë.

“Listat nuk ishin reale, por farse të fryra në mënyrë artificiale, në mënyrë që të përcaktonin fituesin. Unë nuk kisha asnjë komunikim nga drejtuesit e PS. Listat kam që në muajin dhjetor që i kërkoj, por më janë mohuar. Është e padrejtë që njëri kandidat të kishte lista të plota dhe njëri fare. Edhe kur më erdhën, ishin të paplota.”

Ndërkohë, në lidhje me shpalljen “non grata” nga SHBA ndaj Vangjush Dakos dhe familjes së tij, ai u shpreh se çdo gjë e ka një cikël, një fillim dhe një fund.

“Ata që drejtojnë PS në Durrës, me Vangjush Dakon dhe kandidatin, që nuk ka asnjë lloj vendimmarrje. E vetmja vendimmarrje e tij është përfitimi. Unë isha një kandidat, që nuk u informove as për datën, as për komisionin, apo nëse do të kisha një përfaqësues në komision. Unë lobova për një garë ‘një anëtar, një votë’. Dako e mori në mënyrë jolegjitime mandatin dhe ashtu e zhvilloi dhe punën. Në muajin e fundit që kishte zgjedhje ai plotësoi një listë, ku emrat as vetë nuk e kishin idenë që janë anëtarë të kësaj liste. Mendova që do ishte i pavend vazhdimi i kandidimit tim.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here