“Shkatërroi ekipin, ai nuk do të bëhet kurrë trajner”, Duka thotë fjalët më të këqija për Panuccin (Pjesë nga artikulli i prestigjiozes italiane)

0
278

“Trajnerët italianë janë më të mirët, – janë fjalët e Dukës, të raportuara nga “Radiosei”. – Reja ishte pak i hutuar në fillim, kur i bëmë ofertën, kështu që Igli Tare e thirri dhe e bindi të bëhej trajneri i Shqipërisë. Edy është një trajner me shumë përvojë dhe një njeri i mençur. Ai riktheu buzëqeshjen në ekip dhe përfundimisht ka krijuar një atmosferë konstruktive”.

Kjo bie lehtë në sy, sepse paraardhësi i tij, ish-lojtari i Romës, Christian Panucci, përfaqësonte përjashtimin klasik nga rregulli idilik midis FSHF dhe trajnerëve italianë. Duka e konfirmon këtë: “Një zgjedhje e gabuar, ai shkatërroi ekipin. Panucci ishte një njeri konfliktual, ai nuk do të bëhet kurrë trajner. Pas çdo ndeshjeje pati tensione me shtypin, krijoi përçarje në ekip. Ai nuk mendon për futbollin, por vetëm për paratë.

Kur e njoftova për shkarkimin, ai menjëherë më tha se do të pretendonte deri edhe qindarkën e fundit të kontratës. Gjithashtu, ka kërkuar edhe premiot e ndeshjeve të luajtura nën drejtimin e Edy Reja. Nuk është çështje ekonomike, por korrektësie dhe etike”, shprehet Duka për prestigjiozen italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here